Dorëheqja e Ramës e panegociueshme! 4 orë revoltë/ Mbyllet dita e 78-të e protestave kundër klasës politike, diaspora mbushi sheshet dhe rrugët e kryeqytetit

TIRANË ,16 gusht 2026/Albania Express News/-Protesta e ditës së 78-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është mbyllur pas marshimit të qytetarëve në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës.

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në Bulevard dhe në disa akse të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë.

Me thirrjet “Nesër më shumë!”, qytetarët janë nisur në grup, duke paralajmëruar vijimin e protestës edhe nesër si për çdo ditë. Marshimi zhvillohet pas tubimit para Kryeministrisë, ku gjatë mbrëmjes u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Protestuesit deklarojnë se qëndresa do të vijojë, ndërsa motoja e tyre në përfundim të protestës së sotme është e qartë: “Nesër më shumë!”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Njëzet hotele në...

LIBRAZHD | Gjimnazi “Ibrahim Muça” organizon aktivitet letrar me studiues, poetë dhe nxënës

Letërsia na bashkon, libri na frymëzon! Gjimnazi “Ibrahim Muça”...

Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja jep dorëheqjen nga detyra

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm...