Kontratë e “çmendur”, 77 mijë euro në javë për kapitetin Kuqezi Berat Gjimshiti!

TIRANË ,14 gusht 2026/Albania Express News/-Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, pritet të përfitojë një pagë marramendëse në aventurën e tij të re, me kontratën që kap shifrën e rreth 77 mijë eurove në javë.

Futbollisti me prejardhje nga Tërnoci i Madh do të arkëtojë afërsisht 11 mijë euro në ditë, ndërsa në një muaj të ardhurat e tij shkojnë në rreth 333 mijë euro. Nëse llogaritet në bazë vjetore, shifra arrin në rreth 4 milionë euro.

Bëhet fjalë për një kontratë tejet luksoze për mbrojtësin shqiptar, i cili po përgatitet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.

Gjimshiti, një prej figurave kryesore të Kombëtares kuqezi dhe një nga mbrojtësit më të spikatur shqiptarë në arenën ndërkombëtare, shpërblehet kështu me një marrëveshje që e rendit mes futbollistëve shqiptarë me të ardhurat më të larta.

Pas viteve të suksesshme në futbollin europian, kapiteni i Shqipërisë tashmë synon të vijojë karrierën në nivele të larta, ndërsa kontrata e re konfirmon edhe një herë vlerësimin e madh për eksperiencën dhe cilësitë e tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike më 23 tetor, ja zonat që do të preken në zonën e Librazhdit

ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton...

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Potenciali i turizmit...