Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka uruar Bernardino González Vasques për përgjegjësinë e re që ka marrë pranë FSHF-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka vlerëson eksperiencën ndërkombëtare dhe kontributin shumëvjeçar të González Vasques, duke theksuar rëndësinë e tij në zhvillimin e arbitrimit dhe futbollit shqiptar.
“Urime Bernardino González Vasques për përgjegjësinë e re në FSHF! Të uroj suksese dhe që eksperienca jote ndërkombëtare, së bashku me kontributin ndër vite, të jenë një vlerë e rëndësishme në shërbim të zhvillimit të arbitrimit dhe futbollit shqiptar”, shkruan Duka.
Me këtë urim, kreu i FSHF-së shpreh besimin se eksperienca e re do të sjellë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të arbitrimit në Shqipëri. González Vasques pritet të jetë një figurë me rëndësi në punën për rritjen e standardeve të arbitrimit dhe forcimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.

