Kryeministri Rama nxjerr videon: Kamerat e trafikut së shpejti në funksion, 1,100 masa administrative në një javë

TIRANË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me forcimin e masave për sigurinë rrugore, duke paralajmëruar se kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor do të vihen së shpejti në funksion.

Rama bën me dije se vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1,100 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa në disa raste shpejtësia e mjeteve ka arritur deri në 230 km/h.
Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke veçuar ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë drejtimit, konsumit të alkoolit apo lëndëve narkotike dhe tejkalimit të shpejtësisë.

“Siguria rrugore mbetet priorite shpejti do të vihen në funksion edhe kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor, duke forcuar kontrollin në akset kryesore.
Vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1.100 masa administrative për tejkalim shpejtësie, me raste që arrijnë deri në 230 km/h.
Apeli për drejtuesit e mjeteve është i qartë: pa telefon në timon, pa alkool apo lëndë narkotike dhe pa tejkalim të shpejtësisë“, shkruan Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zbardhen detaje nga vrasja në Korçë, identifikohet viktima, 20-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura

KORÇË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Detaje të reja janë...

“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

TIRANË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Tirana po shndërrohet me...

Portofino dhe turizmi ynë

TIRANË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Portofino është një prej...

Volodymyr Zelensky shtrëngon duart me Vuçiçin, e garanton që vendi i tij nuk do ta njohë Kosovën: Ne nuk ndryshojmë qëndrim!

SERBI ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky...