Flakët pranë Athinës, në paraburgim kryebashkiaku i Stylidës, akuzohet për zjarrvënie

ATHINË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Autoritetet greke kanë lënë në paraburgim kryebashkiakun e Stylidës, Giannis Apostolou, të akuzuar për zjarrvënie në lidhje me zjarrin që shkatërroi sipërfaqe të mëdha pyjore pranë Athinës javën e kaluar.

Hetuesit dyshojnë se flakët nisën nga një shkëndijë e kabllove elektrike të administruara nga një kompani private pranë fshatit bregdetar Agios Vasileios, rreth 85 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit grek.
Të nxitura nga erërat që arrinin shpejtësinë 130 kilometra në orë, flakët u përhapën me shpejtësi në shpatet jugore të malit Kithairon dhe arritën pranë një qyteti rreth 40 kilometra larg Athinës.

Apostolou, i cili drejton një kompani instalimesh elektrike të lidhur me një park me turbina ere në zonën e prekur, akuzohet së bashku me një kontraktor për zjarrvënie dhe dëmtim të infrastrukturës publike. Nëse shpallen fajtorë, të dy rrezikojnë më shumë se dhjetë vjet burg.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...