Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti takon Abdixhikun në Kuvend, kryeministri i Kosovës: Kemi mbështetje të mjaftueshme, por…

KOSOVË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Kryeministri në detyrë Albin Kurti, njëherazi kreu i LVV është futur në hapësirat e Kuvendit për takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami, takimi zhvillohet në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve, dy ditë para seancës konstituive të 6 gushtit.
“Ne e kemi të mjaftueshme mbështetjen për Kuvendin dhe Qeverinë. Synimi ynë është që të bëhet konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të. Fatkeqësisht, dy partitë e tjera nuk e konsideruan të nevojshme apo të arsyeshme që të takohemi. Unë mendoj ndryshe. Përderisa me Aleancën nuk jemi takuar fare, besoj që ka pasur shumë nevojë që të takohemi përsëri me kryetarin e PDK-së. Tani unë do të shkoj atje me ministrin e Financave, që njëkohësisht është anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, Hekuran Muratin”, tha Kurti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME