Zjarri masiv në Rriban të Mallakastrës përfshin kurorat e pishave, era përhap flakët me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të situatë

MALLAKASTËR ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Për shkak të përkeqësimit të situatës dhe përhapjes së shpejtë të flakëve në kurorat e pishave, është vendosur ndërhyrja edhe nga ajri për të mbështetur operacionin e shuarjes së zjarrit.

Helikopteri i angazhuar në operacion ka nisur hedhjen e ujit mbi vatrat më problematike, me qëllim frenimin e avancimit të flakëve dhe krijimin e kushteve më të sigurta për ekipet që po luftojnë zjarrin nga toka. Ndërhyrja nga ajri është bërë e domosdoshme për shkak të terrenit të vështirë dhe intensitetit të lartë të zjarrit, i favorizuar nga era e fortë.

Forcat zjarrfikëse, efektivët e emergjencave civile dhe strukturat e tjera operacionale vijojnë të jenë të angazhuara në terren në një përpjekje intensive për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt sipërfaqeve të tjera pyjore apo zonave të banuara. Situata mbetet kritike dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME