Dy vatra zjarri mbeten aktive në Qarkun e Elbasanit, vijojnë ndërhyrjet në Prrenjas dhe Librazhd

ELBASAN ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Dy vatra zjarri vijojnë të mbeten aktive në territorin e Qarkut të Elbasanit, ndërsa strukturat zjarrfikëse dhe forcat e angazhuara në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Vatra e parë ndodhet në fshatin Shqiponjë, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas, ku ndërhyrja po vijon për të vënë nën kontroll përhapjen e zjarrit në zonën e prekur.

Ndërkohë, një tjetër vatër aktive është regjistruar në fshatin Dardhë, në Njësinë Administrative Hotolisht të bashkisë Librazhd. Edhe në këtë zonë po vijon puna intensive për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt sipërfaqeve të tjera.

Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa operacionet në terren do të vijojnë deri në neutralizimin e plotë të të dy vatrave të zjarrit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia mposht Partizanin, kampionët rikthehen te fitorja

RROGOZHINË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Egnatia është...

Presheva në fokus të investimeve: Kurti dhe diaspora shqiptare diskutojnë për potencialin ekonomik të rajonit

PRESHEVË/SHBA, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Në kuadër...

Milani rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Leccen dhe afrohet me kreun

MILANO, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Milani...