I besuari i Ilir Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

TIRANË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, ka paditur Policinë e Shtetit, pasi u shkarkua nga detyra në muajin maj të vitit 2026.

Vendimi për largimin e tij u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Shpataraku ka mbajtur postin Asistent i Drejtorit të Departamentit për Teknologjinë e informacionit në drejtorinë e përgjithshme të policisë.

Sipas argumentimit të institucionit, Shpataraku u përjashtua nga radhët e policisë me pretendimin se nuk paraqitej në punë.

Ndërkohë, sipas të dhënave të bëra publike, gjatë kësaj periudhe Shpataraku ishte duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigurisë.

Me padinë e depozituar në gjykatë, ai kërkon shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit për shkarkimin e tij dhe rikthimin në detyrë.

Uljan Shpataraku njihej si i besuari i Ilir Prodës gjatë kohës që ky i fundit drejtonte Policinë e Shtetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia mposht Partizanin, kampionët rikthehen te fitorja

RROGOZHINË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Egnatia është...

Presheva në fokus të investimeve: Kurti dhe diaspora shqiptare diskutojnë për potencialin ekonomik të rajonit

PRESHEVË/SHBA, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Në kuadër...

Milani rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Leccen dhe afrohet me kreun

MILANO, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Milani...