Fluksi i emigrantëve në Spanjë, ministrat e Brendshëm të BE-së mbledhje online/ Von der Leyen: Mbrojtja e kufijve, përgjegjësi e përbashkët

BRUKSEL ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për “të vepruar të bashkuar” në mbrojtjen e kufijve, pas hyrjes kaotike të dhjetëra mijëra emigrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës javën e kaluar.

Von der Leyen i ka thënë kryeministrit spanjoll se siguria kufitare është një “përgjegjësi e përbashkët evropiane” dhe ka sugjeruar që Brukseli mund t’i ofrojë më shumë ndihmë Marokut.
Skenat në Ceutë kanë tensionuar marrëdhëniet mes disa prej 27 shteteve anëtare të BE-së. Në një letër drejtuar kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, von der Leyen vlerësoi “menaxhimin e shpejtë” të krizës nga ana e tij.

Megjithatë, ajo shtoi: “Nga ky incident është e qartë se duhet të bëjmë më shumë për të forcuar më tej kufijtë tanë në pikat kritike”.
Gjithashtu, në letrën e saj Von der Leyen paralajmëroi se “mbrojtja e të gjithë kufijve tanë të jashtëm është përgjegjësi e përbashkët evropiane”, duke bërë thirrje gjithashtu për “monitorim vigjilent dhe përdorimin e barrierave fizike aty ku është e nevojshme”.
Të martën, ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë bisedime urgjente përmes një videokonference për të diskutuar këtë çështje.
Videokonferenca e së martës do të jetë një mundësi për të nxjerrë “mësime” nga ngjarjet në Ceuta, tha von der Leyen, duke paralajmëruar se sfidat e emigracionit të paligjshëm kërkojnë “një përgjigje të përbashkët evropiane, veprim të bashkuar dhe solidaritet”.
Ajo i bëri thirrje BE-së të “intensifikojë përpjekjet” në pesë fusha: parandalimin e emigracionit të parregullt përmes bashkëpunimit me vendet partnere; forcimin e kufijve të jashtëm; zbatimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm; shkatërrimin e rrjeteve të kontrabandës së emigrantëve; dhe përforcimin e procedurave të kthimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia mposht Partizanin, kampionët rikthehen te fitorja

RROGOZHINË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Egnatia është...

Presheva në fokus të investimeve: Kurti dhe diaspora shqiptare diskutojnë për potencialin ekonomik të rajonit

PRESHEVË/SHBA, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Në kuadër...

Milani rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Leccen dhe afrohet me kreun

MILANO, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Milani...