Presidenti i Rusisë Vladimir Putin surprizon me një goditje futbolli në skenë, pamjet bëhen virale në rrjete sociale

RUSI ,03 gusht 2026/ Albania Express News/-Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë të hënën në ceremoninë e mbylljes së konkursit gjithë-rus “Big Break” (Bolshaya Peremena) në kampusin e Universitetit Federal Siberian, në qytetin e Krasnoyarskut.

Në hyrje të aktivitetit, Putin tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve duke shkelmuar një top futbolli në skenë, në një moment që u prit me duartrokitje nga publiku.

 

Kjo është vizita e parë e presidentit rus në Krasnoyarsk që nga marsi i vitit 2019.

“Big Break” konsiderohet konkursi më i madh për fëmijë dhe adoleshentë në Rusi, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësi bashkëpunimi me kompani të rëndësishme ruse. Konkursi zhvillohet në 12 fusha të ndryshme, që përfshijnë shkencën, teknologjinë, artin dhe kreativitetin, ku pjesëmarrësit prezantojnë projekte dhe ide inovative.

Në edicionin e këtij viti do të shpallen 300 fitues, të cilët do të shpërblehen me një udhëtim me tren special nëpër Rusi.

Gjatë fjalës së tij, Putin falënderoi të rinjtë për pjesëmarrjen në konkurs, u uroi sukses finalistëve dhe vlerësoi faktin se shumë ish-pjesëmarrës janë bërë studentë në universitetet kryesore të vendit.

Pas ceremonisë, presidenti rus zhvilloi edhe një bashkëbisedim me finalistët e konkursit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

13 vite pa Sokol Olldashin, zëri i një brezi demokratësh që u shua tragjikisht në moshën 41-vjeçare

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Sot mbushen 13...

Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 63-vjeçari, disa të plagosur dërgohen në spital

ORIKUM , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Një aksident i...