Tre automjete përplasen në aksin Elbasan–Peqin , pesë persona mbeten të plagosur

ELBASAN ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 19.20 në Murras të Njësisë Administrative Papër në aksin nacional Elbasan–Peqin , ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit kanë marrë dëmtime të ndryshme dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të tyre. 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë bërë normalizimin e qarkullimit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si pasojë e përplasjes, në këtë segment rrugor u krijuan për disa minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Pritet që në vijim autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar për dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën i riu, po drejtonte furgonin e mallrave që doli nga rruga

KSAMIL ,03 gush 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...

Bashkimi i Selenicës me Vlorën, deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

SELENICË ,03 gush 2026/Albania Express News/-Deputeti i PS Vullnet...