Pacemaker-i në QSUT: Shërbimi i Kardiologjisë rikthen ritmin e zemrës për mbi 500 pacientë çdo vit

Shërbimi i Kardiologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ofron kushte moderne dhe trajtim të avancuar për pacientët. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ndau sot një video nga shërbimi ku tregohet vendosja e pacemaker-it (stimulusit kardiak), një ndërhyrje që ofron mundësi për jetë të re për mbi 500 pacientë çdo vit.

“Shërbimi i Kardiologjisë në QSUT fillon çdo ditë me misionin për t’i rikthyer zemrës ritmin e saj të sigurt. Vendosja e pacemaker-it nuk është thjesht një ndërhyrje mjekësore, por një mundësi për jetë të re për mbi 500 pacientë çdo vit,” theksoi ministrja Koçiu.

Pacemaker-i është një pajisje elektrostimuluese që imiton impulset e rregullta të zemrës në rast se zemra rreh ngadalë. Ai përbëhet nga një bateri dhe sondat (elektrodat) që vendosen në zemër përmes një vene, duke transmetuar impulse elektrike që mbajnë ritmin normal të zemrës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sali Berisha: Me Ramën nuk ka integrim

TIRANË, 31 maj 2026/Albania Express News/Kryetari i Partisë Demokratike,...

Luis Hasa, talenti me origjinë nga Peqini që la Italinë për Shqipërinë mesfushori që vlen miliona dhe premton të ardhme të madhe me...

NGA FATMIR POPJA TIRANË,31 maj 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare vazhdon...

Ngërç për stadiumin e Korçës, Fidel Ylli: Ligji i sponsorizimit dhe basteve sportive drejt miratimit

KORÇË,31 maj 2026/Albania Express News/Ligji i sponsorizimit dhe ai...