A do të marrë pjesë PD në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm? Berisha: I kemi dhënë fund çdo bashkëpunimi me PS

TIRANË ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat jashtë ambienteve të SPAK-ut është pyetur nëse opozita do të bashkëpunojë me PS për përzgjedhjen e emrit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Kreu i PD është shprehur se opozita ka ndërprerë cdo lloj bashëkpunimi me mazhorancën, ndërsa shtoi se Prokurori i Përgjithshëm duhet të rishqyrtohet si institucion pasi sipas tij, nuk ka rolin që duhet të ketë.
“Jo, ne nuk marrim pjesë në përzgjedhje emrash. Pas aktit të tyre me Avokatin e Popullit, ne kemi ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi në përzgjedhjen e emrave. Por mund të them që Prokurori i Përgjithshëm sot është institucioni më i zhveshur nga çdo kompetencë dhe kur dëgjoj ndonjëherë raportin e tij, ai flet sikur është drejtori i statistikave të policisë.

Është një zhveshje e gabuar, e gabuar që i kanë bërë atij sepse ai është institucion kushtetues, është institucion kushtetues dhe ta lësh atë sa për disa statistika, kjo është një akt. E të tjera, por në këtë formë siç e kanë krasitë komplet Prokurorinë e Përgjithshme, ai institucion nuk ka një rol që duhet të ketë”, u shpreh Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia mposht Partizanin, kampionët rikthehen te fitorja

RROGOZHINË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Egnatia është...

Presheva në fokus të investimeve: Kurti dhe diaspora shqiptare diskutojnë për potencialin ekonomik të rajonit

PRESHEVË/SHBA, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Në kuadër...

Milani rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Leccen dhe afrohet me kreun

MILANO, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Milani...