Zjarr në periferi të qytetit të Cërrikut, flakët dogjën një parcelë me ullinj dhe rrezikuan një banesë ,ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu përhapjen e mëtejshme

CERRIK ,03gusht 2026/Albania Express News/-Një vatër e fuqishme zjarri është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në periferi të qytetit të Cërrikut, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje me ferra, shkurre dhe një parcele me ullinj.

Për shkak të temperaturave të larta dhe erës, flakët u përhapën me shpejtësi, duke marrë përmasa të mëdha brenda një kohe të shkurtër dhe duke rrezikuar seriozisht edhe një banesë që ndodhej pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat ndërhynë me shpejtësi dhe u angazhuan maksimalisht për vënien nën kontroll të flakëve. Falë ndërhyrjes së tyre në kohë, u bë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit, duke parandaluar përhapjen drejt banesës dhe zonave të tjera përreth.

Si pasojë e zjarrit u dogjën ferra, shkurre dhe një parcelë me ullinj, ndërsa banesa e rrezikuar u shpëtua pa pësuar dëmtime.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ekipi i notit i Klubit Shumësportësh Elbasani shkëlqen në Durrës, 10 sportistët rikthehen me medalje nga “Agron Ismailati 2026”

ELBASAN ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Një paraqitje mbresëlënëse nga...

Xhamia e Muradies thesar i trashëgimisë kulturore në Vlorë do të restaurohet

VLORË ,03gusht 2026/Albania Express News/-Ministria e Turizmit, Kulturës dhe...

Jo vetëm Uellsi, edhe Anglia i tërheq mbështetjen Gianni Infantinos. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

BOTA ,03gusht 2026/Albania Express News/-Kriza në FIFA po thellohet....