Mbyllet dita e 64-të e protestës para Kryeministrisë/ Nga korrupsioni e krimi te çmimet dhe reforma territoriale, qytetarët në sheshe e rrugë: Rama jep dorëheqjen! Nuk na përfaqëson

TIRANË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Qytetarë, aktivistë dhe emigrantë të ardhur nga jashtë vendit janë mbledhur edhe këtë të diel në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 64-të radhazi të protestës kundër kabinetit të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit që zgjati për më shumë se dy orë, protestuesit rikërkuan dorëheqjen e menjëhershme të kreut të ekzekutivit dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Sipas tyre, qëndresa e pandërprerë për më shumë se dy muaj rresht është dëshmia më e qartë e pakënaqësisë popullore ndaj mënyrës se si po qeveriset vendi.

Nga foltorja e protestës, folësit e shumtë ngritën një sërë problematikash me të cilat përballen çdo ditë shqiptarët:

Ekonomia dhe kostoja e jetesës: Shqetësime për nivelin e ulët të pensioneve, rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe koston e lartë të jetesës.

Qeverisja dhe korrupsioni: Akuzat për mungesë transparence, keqmenaxhim të investimeve publike dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Reforma territoriale: Kundërshtimi ndaj reformës së re administrativo-territoriale dhe shkrirjes së disa bashkive.

Zhvillimet gjeopolitike: Kritikë e ashpër nga disa pjesëmarrës lidhur me hapjen e konsullatës së Serbisë në Shkodër.

Në protestë morën pjesë edhe emigrantë të ardhur nga jashtë vendit, ndërsa u bë thirrje e hapur për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe punonjësit e administratës publike, që të bashkohen në shesh, me argumentin se vendimet e sotme prekin të ardhmen e çdo familjeje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME