“Ne thamë arresto Ballukun, jo liro Beqajn!” – Pankartat pikante dhe ironike në ditën e 64-të të protestës para Kryeministrisë

TIRANË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Dita e 64-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama nuk ka kaluar vetëm me fjalime të fortë nga foltorja, por edhe me mesazhe mjaft goditëse dhe ironizuese të përcjella përmes pankartave nga qytetarët pjesëmarrës.

Të mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj mazhorancës dhe vendimmarrjeve të fundit të institucioneve të drejtësisë, duke përdorur me doza të forta humori dhe satire politike.

Pankarta që tërhoqi vëmendjen më të madhe të pranishmëve dhe mediave mbante një mbishkrim të drejtpërdrejtë për zhvillimet e fundit në vend:

“Ne thamë arresto Ballukun, jo liro Ilir Beqajn!”

Mesazhe të tilla simbolizojnë mllefin e qytetarëve ndaj asaj që ata e konsiderojnë si një standard të dyfishtë të drejtësisë dhe mungesë llogariadhënieje nga ana e kabinetit qeveritar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nga Miçigani për vendimin e Hagës: “Varrosje për së gjalli, populli i Kosovës nuk e gjen veten në atë vendim”

SHBA/TIRANË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

Vijon në ditën e 114-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Qytetarët u mblodhën...