Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit, niset drejt Tiranës për autopsi

BULQIZË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Është nxjerrë nga thellësia e minierës në Tërnovë, në Bulqizë, trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar, Ilir Koloveri.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Defrim Karaj, trupi i pajetë është nisur drejt morgut të Tiranës për autopsi.
40-vjeçari ra në një furnel dhe u mbulua nga materiali i kromit një ditë më parë. Ai mbeti i bllokuar brenda galerisë pas një shembjeje masive të materialit minerar.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen hetimet në vendin e ngjarjes, ku ka humbur jetën minatori.
Bulqizë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, bëjmë me dije se, pas kërkimeve intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e Policisë dhe personeli teknik i subjektit minerar ku ndodhi aksidenti, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit I. K., 40 vjeç, banues në Klos, i cili kishte rënë në një furnel gjatë procesit të punës, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, dhe mbeti i bllokuar nga materiali i kromit.
Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

13 vite pa Sokol Olldashin, zëri i një brezi demokratësh që u shua tragjikisht në moshën 41-vjeçare

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Sot mbushen 13...

Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 63-vjeçari, disa të plagosur dërgohen në spital

ORIKUM , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Një aksident i...