Shkodra, gjithnjë e më e preferuar nga turistët e huaj

SHKODËR ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra, kryeqendra e veriut po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj me ofertën e saj të pasur natyrore dhe kulturore.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga Shkodra, duke e cilësuar qytetin si një nga destinacionet gjithnjë e më të preferuara për turistët e huaj.

Pamjet tregojnë turistë që eksplorojnë qytetin, lundrojnë me varka në lumin Buna dhe shijojnë gastronominë tradicionale lokale.

Rrugët karakteristike të qendrës historike, pedonalja, muzetë, kalaja dhe shëtitorja buzë liqenit janë kthyer në pika tërheqëse për vizitorët nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë.

Shkodra shërben gjithashtu si pikënisje për turistët që eksplorojnë destinacione natyrore si Thethi, Valbona dhe Liqeni i Shkodrës.

Kombinimi i trashëgimisë historike, natyrës, gastronomisë dhe turizmit të aventurës e ka kthyer Shkodrën në një prej destinacioneve me rritjen më të shpejtë turistike në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME