ELBASAN ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e kësaj të diele në qytetin e Elbasanit.
Sipas raportimeve të para, lëkundjet janë regjistruar rreth orës 16:29, duke u ndjerë qartë nga banorët, të cilët në disa zona kanë dalë përkohësisht jashtë banesave dhe ambienteve ku ndodheshin.
Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë vetëm 4 kilometra në juglindje të Elbasanit (rreth 37 km në juglindje të Tiranës), në koordinatat 41.08 N dhe 20.11 E.
Lëkundja ka pasur një thellësi vatrore prej 10 kilometrash.
Deri në këto momente nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse për të dhëna mbi magnitudën, epiqendrën dhe thellësinë e tërmetit.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa qytetarëve u rekomandohet të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin informacionet zyrtare për çdo përditësim.

