Sirena angleze për Kristjan Asllanin, mesfushori i Kombëtares shqiptare përfundon në radarët e klubit të Premier League

TIRANË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani, ka tërhequr vëmendjen e klubit anglez Hull City, i cili ka shfaqur interes për ta transferuar në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Sipas gazetarit të merkatos Nicolò Schira, drejtuesit e Interit nuk janë të gatshëm të pranojnë një formulë që përfshin vetëm opsion blerjeje.
Klubi zikaltër kërkon që marrëveshja të përfshijë një detyrim blerjeje, në mënyrë që largimi i Asllanit të bëhet përfundimtar nëse plotësohen kushtet e kontratës.

Asllani, 24 vjeç, vazhdon të jetë në qendër të merkatos së verës, me disa klube që monitorojnë situatën e tij.
Mbetet për t’u parë nëse Hull City do të përmbushë kushtet e vendosura nga Interi për të finalizuar transferimin e mesfushorit shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...