Aksident në Transballkanike/ Shoferi kalon semaforin e kuq, përplas këmbësoren dhe arratiset nga vendi i ngjarjes

VLORË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip ‘Porsche’, me ngjyrë të bardhë, ka përplasur një vajzë të re, e cila në ato momente po kalonte rrugën në vijat e bardha.
Pas përplasjes, automjeti nuk është ndalur, por është larguar nga vendi i ngjarjes. E reja është marrë dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa në vendngjarje është njoftuar edhe Policia.

Disa kalimtarë që kanë qenë pranë vendit të aksidentit pretendojnë se automjeti ka hyrë në kryqëzim duke kaluar me semafor të kuq. Megjithatë, kjo mbetet një dëshmi paraprake dhe pritet të verifikohet nga Policia përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore.
Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të vajzës dhe as mbi identitetin e drejtuesit të automjetit që u largua pas përplasjes.
Policia e Vlorës pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e automjetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shpërthen kamioni me eksploziv në Kolumbi, 14 të plagosur pranë një stacioni policie

KOLUMBI ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Një shpërthim i fuqishëm...

Dyshohet se humbi jetën në minierën e Bulqizës, vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e minatorit 40-vjeçar

BULQIZË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Operacioni i kërkim-shpëtimit për...