Nga vendi i 15-të në Champions League! Manchester United rilind dhe synon trofetë

ANGLI ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Manchester United është gati të rikthehet në elitën e futbollit europian.

Pas një sezoni të suksesshëm në Premier League, “Djajtë e Kuq” do të marrin pjesë në UEFA Champions League 2026/27, me objektivin për t’u rikthyer edhe te fitimi i trofeve pas disa viteve të vështira në “Old Trafford”.
Në krye të projektit është Michael Carrick, i cili nis sezonin e tij të parë të plotë si trajner i Manchester United. Ish-mesfushori mori drejtimin e skuadrës në janar, fillimisht si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Ruben Amorim, ndërsa për një periudhë të shkurtër skuadra u drejtua nga Darren Fletcher. Rezultatet bindëse bënë që drejtuesit t’i besonin Carrick-ut projektin afatgjatë.

Nën drejtimin e tij, United përjetoi një transformim të jashtëzakonshëm. Pas një sezoni katastrofik ku e mbylli kampionatin në vendin e 15-të, skuadra reagoi fuqishëm duke e përfunduar sezonin e kaluar në vendin e tretë të Premier League, vetëm pas Arsenalit dhe Manchester Cityt, duke siguruar kështu rikthimin në Champions League.
Edhe merkatoja ka sjellë optimizëm te tifozët. Mesfushori brazilian Andrey Santos është transferuar nga Chelsea dhe ka bërë tashmë debutimin e tij në miqësoren e humbur 1-0 ndaj Wrexham. Në “Old Trafford” kanë mbërritur gjithashtu portieri me përvojë Karl Darlow si lojtar i lirë pas largimit nga Leeds United, si dhe mesfushori belg Youri Tielemans, i ardhur nga Aston Villa për t’i dhënë më shumë cilësi repartit të mesfushës.
Klubi ka investuar edhe për të ardhmen. Talenti 18-vjeçar Tynan Thompson është transferuar nga Tottenham Hotspur dhe konsiderohet një nga emrat më premtues për sezonet në vazhdim. Ndërkohë, portieri i kombëtares U-21 të Uellsit, Kit Margetson, është afruar nga Swansea City. Edhe kalendari parasezonal premton sfida spektakolare. Manchester United do të përballet me kampionët në fuqi të Europës, Paris Saint-Germain, në një miqësore në Suedi, ndërsa një tjetër duel që pritet me interes është ai kundër Milanit, ku në pankinë do të jetë ish-trajneri Ruben Amorim, duke sjellë një ribashkim plot emocione mes portugezit dhe ish-ekipit të tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Masakër në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur nga sulmi me armë zjarri

SHBA ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Tre persona kanë humbur...

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, përplasen dy automjete, një i plagosur

Foto ilustruese PEQIN ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident automobilistik...

Deputetëve të Kosovës iu dërgohen ftesat për seancën konstituive të Kuvendit

PRISHTINË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Ushtruesja e detyrës së...