Kriza në Ceuta/ BE samit urgjent për Spanjën, ministrat e Brendshëm të 27 vendeve mblidhen të martën

BRUKSEL ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Bashkimi Evropian do të mbajë një takim urgjent të ministrave të Brendshëm të martën lidhur me krizën e rëndë migratore në qytetin Ceuta të Spanjës.

Ky takim vjen pas përçarjeve që u krijuan mes vendeve të unionit mbi mbërritjen e rreth 60 mijë emigrantëve nga Maroku në territorin spanjoll.
Disa vende të Bashkimit Evropian kërkuan pezullimin e marrëveshjes së Shengenit me Spanjën, me në krye Italinë, që mori vendimin për ta pezulluar. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, kërkoi takimin urgjent të ministrave, pasi akuzoi unionin për qëndrim të padrejtë ndaj krizës migratore, me të cilën po përballet vendi i tij.

Vendimi për të thirrur një samit të ministrave të martë ishte unanim, ndërsa udhëheqësit e BE-së kërkojnë të shërojnë përçarjet në bllok dhe të vendosin një qasje të unifikuar ndaj migracionit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, iu përgjigj shqetësimit të kryeministrit Sanchez, duke thënë se unioni ofroi ndihmë që në momentin e parë.
Po ashtu, edhe kryeministri britanik, Andy Burnham, tha të shtunën se ka qenë në kontakt me Sanchez për të ofruar ndihmë. Nga kalimi i vështirë në enklavën spanjolle 86 emigrantë humbën jetën, ndërsa rreth 50 mijë u rikthyen sërish pas nga forcat spanjolle të sigurisë, që u vendosën menjëherë në kufi, duke vënë nën kontroll situatën

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fjuida Kurti zgjidhet presidente e Qeverisë së Nxënësve në Gjimnazin “Ibrahim Muça” në Librazhd

LIBRAZHD, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Në Gjimnazin...

Lajm i trishtë/ Po kthehej në shtëpi me biçikletë, aksidentohet për vdekje futbollisti 15-vjeçar shqiptar në Itali

TIRANË/ITALI, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Një ngjarje...

Gjendet Bleona Mata? Flet avokati: Është studente ekselente, është e birësuar nga një çift…

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Ditën e sotme...