“Shqipëria kërkon revolucion”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, diaspora mbush bulevardin. Mijëra qytetarë kërkojnë njëzëri dorëheqjen e Ramës

TIRANË ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Ka nisur edhe këtë të shtunë marshimi drejt Kryeministrisë.
Sot ashtu siç ishte paralajmëruar në Tiranë ka ardhur edhe diaspora, duke i dhënë protestës një fuqizim dhe masivizim.
Në kor, si çdo ditë ata po përsërisin thirrjet:”Shqipëria kërkon revolucion”, “Dorëheqje”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg Berisha në burg” dhe thirrje të tjera që kanë shoqëruar protestën prej dy muajsh.
Sipas njoftimeve të shpërndara nga komunitetet e diasporës në rrjetet sociale, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit janë ftuar t’i bashkohen tubimit.
“Ka nisur numërimi mbrapsht. Vrisni frikën, merrni pjesë në protestë. Rama i ka ditët e numëruara”, thuhet në apelin e tyre.

Organizatorët kanë bërë apel për pjesëmarrje sa më të madhe duke e cilësuar atë si një nga mobilizimet më të rëndësishme të kësaj lëvizjeje, ndërsa theksojnë se pjesëmarrja e diasporës do të jetë një element kyç i tubimit./BW

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“The Sun” sjell eksperiencën shqiptare: Butrinti, Saranda dhe natyra e jugut

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e...

Aksident fatal në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën një këmbësore

ELBASAN ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident i...

Ngushtica e Hormuzit boshatiset, vetëm 12 anije kaluan gjatë fundjavës mes tensioneve të larta dhe ngërçit SHBA-Iran

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Trafiku detar përmes...

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria po tërheq...