Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë në Kretë, identifikohen viktimat, njëri nga Elbasani

GREQI ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor në ishullin e Kretës, në Greqi.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Kissamos-Hania, pranë zonës së Kolimbarit. Sipas informacioneve paraprake, dy të rinjtë po udhëtonin me motoçikletë, kur, në rrethana që ende nuk janë sqaruar, humbën kontrollin e mjetit dhe u përplasën me barrierat anësore të rrugës. Përplasja rezultoi fatale, duke u marrë jetën në vend.
Viktimat janë identifikuar si Edison Xhaka, 28 vjeç, nga Elbasani, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në Kissamos, si dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç, nga Gramshi, i cili gjithashtu jetonte dhe punonte në zonë.

Të dy përshkruhen nga të afërmit dhe bashkëqytetarët si djem punëtorë dhe të respektuar, me plane dhe ëndrra për të ardhmen, të ndërprera tragjikisht nga aksidenti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare Franco Baresi, legjenda e Milanit dhe kombëtares së Italisë

ITALI ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Një zi e rëndë...

“Turisti per Caso”: Shtatë ditë në Shqipëri, udhëtim mes magjisë së Rivierës, detit dhe historisë mijëravjeçare

TIRANË ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria është magjepsëse edhe...

Dinamo City marshon në Europë, “Blutë” shkatërrojnë 3-0 Aluminijn dhe sigurojnë biletën për turin e tretë

ELBASAN ARENA ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Dinamo City ka...