Dinamo City marshon në Europë, “Blutë” shkatërrojnë 3-0 Aluminijn dhe sigurojnë biletën për turin e tretë

ELBASAN ARENA ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Dinamo City ka dhuruar një mbrëmje spektakolare në “Elbasan Arena”, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën sllovene të Aluminij dhe duke siguruar me meritë kualifikimin për në turin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.

Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë në transfertë, ekipi i Ilir Dajës dominoi plotësisht ndeshjen e kthimit dhe kaloi më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1.
Dinamo hodhi themelet e fitores që në pjesën e parë. Lorenco Vila zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-t, duke ndezur festën në tribunat e “Elbasan Arenës”. Vetëm pak çaste para pushimit, në minutën e 43-të, Klevi Qefalija dyfishoi shifrat dhe i dha qetësinë e nevojshme skuadrës shqiptare.

Në pjesën e dytë, Aluminij u përpoq të rikthehej në lojë, por Dinamo administroi me zgjuarsi avantazhin dhe në minutën e 77-të vulosi gjithçka. Ishte Fabjan Perndreca ai që realizoi golin e tretë, duke i dhënë goditjen përfundimtare skuadrës sllovene dhe duke kthyer fundin e ndeshjes në një festë për blutë.
Me këtë sukses, Dinamo vazhdon ëndrrën europiane dhe në turin e tretë kualifikues do të përballet me skuadrën letoneze Auda, në një tjetër sfidë ku do të synojë të afrohet edhe më shumë me fazën ligë të UEFA Conference League.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani godet në merkato, afron mbrojtësin senegalez Moussa Wagué që ka luajtur në Botërorin e 2028-s

ELBASAN ,30 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani vijon përforcimet...

Afro dhjetë mijë bimë dekorative transformojnë një rrethrrotullim të kryeqytetit

TIRANË, 30 korrik 2026/Albania Express News/-Agjencia e Parqeve dhe...

Propozimi i socialistëve për Reformën Territoriale, banorët e Poliçanit e presin me protestë, Kryetari i PS atje jep dorëheqjen

POLIÇAN ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët e Poliçanit e...