BKH zbarkon në Tiranë dhe Durrës, kontrolle në disa banesa për dosjen Balluku

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar kontrolle në Tiranë dhe Durrës, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Mësohet se kontrollet janë ushtruar në disa banesa, ndërsa operacioni zhvillohet në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

BKH ka zbritur në terren pasi SPAK ka vendosur zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve për dosjen që lidhet me Ballukun.

Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi kontrollet dhe personat apo objektet e përfshira në hetim. Pritet që në vijim autoritetet të japin më shumë informacion lidhur me zhvillimet e fundit të kësaj dosjeje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Peqini mbetet Bashki, Sajmir Hasalla: Vendimi respekton historinë dhe identitetin e kësaj treve

PEQIN ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Deputeti socialist i Peqinit,...

Ilir Daja: Kualifikimi ndaj Aluminij vendoset sonte në Elbasan Arena , duhet të jemi të kujdesshëm në çdo episod

ELBASAN ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Trajneri i Dinamo City...