Kristjan Asllani nuk udhëton me Interin në Hong Kong, ja ku pritet të largohet

ITALI ,30 korrik 2026/Albania Express News/-E ardhmja e Kristjan Asllanit duket gjithnjë e më larg Interit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është një nga emrat kryesorë që Sassuolo po shqyrton për të përforcuar repartin e mesfushës për sezonin e ri.

Sipas raportimeve nga Italia, klubi zikaltër është i gatshëm të ndahet me 24-vjeçarin dhe preferon ta shesë përfundimisht. Megjithatë, opsioni më i mundshëm mbetet një transferim në formë huazimi.

Një sinjal i qartë se Asllani nuk bën më pjesë në planet e Interit është edhe fakti se ai nuk ka udhëtuar me skuadrën për turneun parasezonal në Hong Kong dhe Australi, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë për t’i gjetur një destinacion të ri.

Asllani është rikthyer te Interi pas eksperiencës së tij te Besiktasi, por valixhet i ka sërish gati. Mesfushori shqiptar vjen pas një sezoni të ndarë mes Interit dhe Besiktasit, ndërsa kontrata e tij me klubin zikaltër është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Sassuolo synon të forcojë mesfushën me cilësi dhe eksperiencë në prag të sezonit të ri, ndërsa Asllani shihet si një profil që mund t’i përshtatet projektit të klubit emilian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Peqini mbetet Bashki, Sajmir Hasalla: Vendimi respekton historinë dhe identitetin e kësaj treve

PEQIN ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Deputeti socialist i Peqinit,...

Ilir Daja: Kualifikimi ndaj Aluminij vendoset sonte në Elbasan Arena , duhet të jemi të kujdesshëm në çdo episod

ELBASAN ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Trajneri i Dinamo City...