Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi :Miratuam shpërblimin për ushtarët e zjarrfikësit që kanë punuar për shuarjen e zjarreve

TIRANË, 30 korrik 2026 /Albania Express News/-/ Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbledhjen e qeverisë vendimin që autorizon njësitë e pushtetit vendor të japin shpërblime për zjarrfikësit, ndërsa janë miratuar edhe shpërblimet për efektivët e Forcave të Armatosura dhe punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes të angazhuar në përballimin e situatës së zjarreve në vend.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se vendimi vjen në zbatim të premtimit të bërë publikisht nga Kryeministri për të vlerësuar punën e forcave të angazhuara në menaxhimin e emergjencave.

Sipas ministrit, situata e zjarreve gjatë këtij viti është menaxhuar me sukses falë koordinimit mes institucioneve. Ai bëri të ditur se deri më tani janë shuar ose vënë nën kontroll mbi 27 vatra masive zjarri në zona si Fieri, Driza, Fushë-Arrëzi, Kurbini, Lezha dhe të tjera.

Në operacionet për shuarjen e flakëve, Nufi tha se janë angazhuar mbi 1,380 efektivë, më shumë se 90 mjete operacionale dhe pesë helikopterë.

“Sot është miratuar vendimi i Këshillit të Ministrave i cili autorizon njësitë e pushtetit vendor që të japin shpërblime për zjarrfikësit që janë pranë tyre dhe gjithashtu kam miratuar dhe shpërblimet për të gjitha trupat dhe të gjitha forcat që ndodhen në Forcat e Armatosura në aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes që janë angazhuar tashmë për situatën e zjarreve. Situata e zjarreve sivjet është menaxhuar në mënyrë shumë të mirë, jemi shumë krenarë për punën që të gjithë aktorët dhe faktorët kanë zhvilluar në menaxhimin e zjarreve. Kemi mbi 27 vatra masive zjarri që janë mitiguar dhe janë shuar në Republikën e Shqipërisë, duke filluar nga Fieri, Driza, nga Fushë-Arrësi, nga Kurbini, nga Lezha e të tjerë me radhë, ku janë mbi 1380 forca që deri aktualisht janë angazhuar në shuarjen e këtyre zjarreve, mitigimin e këtyre zjarreve”, tha ai.

Nufi vlerësoi se kapacitetet e angazhuara këtë vit kanë qenë më të lartat ndonjëherë në përballimin e zjarreve.

Ministri bëri të ditur se aktualisht situata më problematike mbetet zjarri në Nartë, ku janë angazhuar mbi 120 forca në terren, si dhe dy helikopterë që po ndërhyjnë nga ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas tij, 90 mjete dhe 5 helikopterë në gatishmëri për shuarjen e zjarreve

“Kapacitetet si asnjëherë tjetër, si asnjë vit tjetër kanë qenë operacionale, e patë edhe daljen e fundit të Kryeministrit.  Mjetet, zjarrfikësit, flota e helikopterëve që është në dispozicion për shuarjen e këtyre zjarreve janë mbi 90 mjete që kanë qenë aktive, janë mbi 5 helikopterë që janë aktivë për shuarjen e këtyre zjarreve. Deri tani, falë koordinimit shumë të mirë dhe falë përgatitjes shumë të mirë edhe të gjithë angazhimit të njësive të pushtetit vendor, prefektëve apo forcave të armatosura nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë shuar dhe mitiguar shumë nga rastet e emergjencës që kanë qenë në Republikën e Shqipërisë.

“Aktualisht kemi një situatë zjarri në Narta, janë mbi 120 forca që aktualisht po punojnë për shuarjen e këtij zjarri pa llogaritur këtu angazhimin që janë edhe nga pushteti vendor. Janë dy helikopterë që aktualisht po zhvillojnë pjesën e shuarjes së zjarreve edhe nga ajri. Besoj dhe jemi të bindur që ky shpërblim shkon në vendin e duhur, është shpërblim i merituar për njerëzit e punës, për ata që janë në vijën e parë të frontit që përballen me zjarret dhe që garantojnë që situata të jetë nën kontroll e menaxhuar dhe që e gjithë pjesa e biznesit, e jetës së qytetarëve është e sigurt për sa kohë këta njerëz janë në vijën e parë të frontit. Ky shpërblim është shpërblim i merituar që qeveria u jep të gjithë atyre të cilët përballen drejtpërdrejt me zjarret, përballen në vijën e parë, në vijë të parë të frontit të të gjitha emergjencave kudo në Republikën e Shqipërisë”, tha Nufi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

BKH zbarkon në Tiranë dhe Durrës, kontrolle në disa banesa për dosjen Balluku

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Agjentët e Byrosë Kombëtare...

Kristjan Asllani nuk udhëton me Interin në Hong Kong, ja ku pritet të largohet

ITALI ,30 korrik 2026/Albania Express News/-E ardhmja e Kristjan...

Miratohet leja e parë në kuadër të “Paketës së Maleve”, familja Hasani nga Thethi investon kursimet në vendlindje

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Ka marrë miratimin leja...