Kreta në flakë/ Front zjarri mbi 15 kilometra, mijëra të evakuuar dhe tre zjarrfikës të vdekur. Erërat favorizojnë përhapjen

GREQI ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Jashtë kontrollit mbetet zjarri i madh në Rethimno të Kretës, ku erërat e fuqishme kanë krijuar një front prej më shumë se 15 kilometrash. Mëngjesin e sotëm u përforcuan ndjeshëm forcat tokësore, me 224 zjarrfikës, 53 automjete dhe njëmbëdhjetë ekipe këmbësore.

Mjetet ajrore u ngritën sapo zbardhi, por për shkak të erërave të forta nuk mundën të ndërhynin në pjesën më të madhe të frontit.
Gjatë natës u zhvillua një operacion i madh evakuimi në zonën turistike të Agia Galinit. Rreth dy mijë turistë të huaj u larguan nga hotelet dhe akomodimet e tyre dhe u transferuan në vende të sigurta, në hotele të tjera dhe në palestrën e mbyllur në Iraklio.

Sipas autoriteteve lokale, në total, nga zona më e gjerë e Agia Galinit janë larguar mijëra banorë dhe vizitorë. Për strehimin e tyre janë vënë në dispozicion dyshekë, ushqime dhe sende të nevojës së parë, ndërsa ndihmë ofrojnë Kryqi i Kuq, policia, bashkitë dhe vullnetarët.
Flakët kanë djegur sipërfaqe bujqësore, ullishte, stane, kafshë dhe banesa. Autoritetet thonë se, për momentin, nuk kërcënohet drejtpërdrejt ndonjë zonë e banuar, por situata mbetet jashtëzakonisht e rrezikshme.
Zjarri kishte nisur pasditen e së mërkurës në zonën Kria Vrisi dhe, i shtyrë nga era, u përhap me shpejtësi drejt jugut të Rethimnos.
Në betejën me flakët humbën jetën dy zjarrfikës, 58 dhe 25 vjeç, të cilët u bllokuan nga zjarri. Një zjarrfikës i tretë humbi jetën gjatë një operacioni në një front tjetër zjarri në Gythio të Peloponezit.
Ndërkohë, në Plomari të ishullit Lesvos, situata paraqitet më e përmirësuar, megjithëse erërat shkaktojnë vatra të reja. Flakët ishin afruar pranë banesave, ndërsa u evakuuan pjesë të qytezës. Në Sitia, zjarri është kufizuar në një majë mali të vështirë për t’u arritur dhe nuk kërcënon zona të banuara.
Zjarre u regjistruan edhe në ishuj të tjerë, mes tyre në Paros, ndërsa autoritetet greke mbeten në alarm të lartë, pasi erërat në Egje pritet të arrijnë deri në tetë ballë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Shqipëria kryeson preferencat e britanikëve si alternativa evropiane më e lirë

TIRANË, 30 korrik 2026/Albania Express News/-Britanikët po heqin dorë...

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-

BOTA ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Drejtuesit e futbollit evropian...

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm zgjerohet, pas Adnan Xholit kandidon edhe Rovena Zoto

Rovena Zoto (Bozo) është zyrtarisht kandidatja e dytë në...