Horror në Fancë, pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti

FRANCË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën. Pesë foshnja të porsalindura janë gjetur të pajeta brenda një banese në qytetin Orange, në juglindje të vendit.

Sipas mediave lokale, trupat e foshnjave u gjetën të vendosura brenda disa kutive kartoni në shtëpinë e një çifti, shkruajnë mediat.
Rasti është zbuluar nga autoritetet, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes së të porsalindurve dhe për të përcaktuar se si ka ndodhur ngjarja.

Mediat raportojnë se gruaja e çiftit ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm në orët e fundit, një detaj që ka shtuar më tej misterin rreth ngjarjes.
Policia dhe prokuroria franceze pritet të japin më shumë informacion pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.
Për momentin, nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi identitetin e personave të përfshirë apo motivet e mundshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...