Egnatia sfidon Celjen për historinë, kampionët e Shqipërisë kërkojnë kualifikimin në raundin e tretë të Champions League

SLLOVENI ,28 korrik 2026 /Albania Express News/-Egnatia zbret mbrëmjen e sotme në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit. Në orën 20:15, kampionët e Shqipërisë do të përballen në transfertë me kampionët e Sllovenisë, Celje, në sfidën vendimtare për një vend në raundin e tretë eliminator të UEFA Champions League.

Pas spektaklit me gjashtë gola në Rrogozhinë, ku takimi i parë u mbyll në barazim 3-3, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede udhëton me besim, por edhe me synimin për të korrigjuar gabimet në repartin mbrojtës, pasi në sfidën e parë pësoi tre gola të evitueshëm.

Nga ana tjetër, faza sulmuese ka qenë një nga pikat më të forta të Egnatias gjatë këtij edicioni evropian. Rrogozhinasit kanë treguar efikasitet përpara portës dhe do të kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë armë edhe në transfertën e vështirë ndaj Celjes.

Pas eliminimit të kampionëve të Moldavisë, Petrokub, Egnatia ndodhet vetëm 90 minuta larg një tjetër arritjeje historike. Një kualifikim do t’i siguronte për herë të parë klubit një vend në raundin e tretë eliminator të Champions League.

Nëse arrin të kalojë Celjen, Egnatia do të përballet në raundin e ardhshëm me fituesin e çiftit Ararat (Armeni) – Shamrock Rovers (Irlandë), duke vijuar ëndrrën evropiane me synimin për të shkruar një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kryebashkiaku Rrok Dodaj: “Xhauri Resort & SPA është më shumë se një investim, është një besim te e ardhmja e Pukës”

NGA FATMIR POPJA PUKË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Puka nis...

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 godet Japoninë, lëshohet paralajmërim për cunami në jugperëndim të vendit

JAPONI ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Një tërmet i fuqishëm...

Horror në Fancë, pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti

FRANCË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë...

Nis investimi gjigant turistik në Pukë, hidhet guri i parë për “Xhauri Resort & SPA”

NGA FATMIR POPJA PUKË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Puka po...