Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-në, opozita bojkotoi seancën

TIRANË, 27 korrik 2026 /Albania Express News/- Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Shqyrtimi u zhvillua në një seancë me dyer të mbyllura, pasi mazhoranca argumentoi se dokumenti përmban informacion të klasifikuar, ndërsa procesi i votimit ishte i hapur.

Ashtu siç paralajmëroi, Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk po morën pjesë në seancë. PD në parim u shpreh pro kësaj marrëveshje, por e konsideroi antikushtetuese futjen me procedurë të përshpejtuar.

Marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashikon një hua prej 302 milionë dollarësh për financimin e modernizimit të Forcave të Armatosura, që do të mundësojë blerjen e pajisjeve, sistemeve dhe shërbimeve sipas standardeve të NATO-s.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga kriza ekonomike te emigracioni, pse AfD po fiton terren në Gjermani dhe çfarë roli ka Elon Musk

GJERMANI ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Peizazhi politik në...

“The Sun” sjell eksperiencën shqiptare: Butrinti, Saranda dhe natyra e jugut

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e...

Aksident fatal në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën një këmbësore

ELBASAN ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident i...

Ngushtica e Hormuzit boshatiset, vetëm 12 anije kaluan gjatë fundjavës mes tensioneve të larta dhe ngërçit SHBA-Iran

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Trafiku detar përmes...