Vezë e domate drejt efektivëve te Kuvendi, policia përgjigjet me gaz lotsjellës, disa të shoqëruar. Përplasje edhe në seancë, shkak marrëveshja për kredi 302 mln dollarë nga SHBA

TIRANË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Siç ishte paralajmëruar, protestuesit mbërritën para Kuvendit rreth orës 09:00, në pritje të nisjes së seancës plenare.

Edhe sot kjo protestë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, të cilët kishin krijuar kordonë për të penguar futjen ose afrimin e protestuesve në institucion.
Vezët dhe domatet e marra nga protestuesit, këtë herë shkuan drejt policisë, pasi deputetët nuk i kapën dot, pasi u futën të sigurt në seancë.

Seanca nisi dhe u shoqërua me tensione, pas kalimit për shqyrtim të projektligjit për 302 milionë dollarë hua nga SHBA për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes, me procedurë të përshpejtuar.
PD e kundërshtoi këtë, duke thënë se nuk janë njohur me marrëveshjen, ndërsa kryetari Niko Peleshi tha se dokumenti është në dispozicion të tyre për ta lexuar dhe se nuk do të kalojë në miratim pa e studiuar.
Seanca u mbyll për të kaluar në seancën e radhës po ditën e sotme, në orën 15:00.
Pas kësaj u shpërndanë edhe protestuesit, duke shkuar drejt Komisariatit nr. 1, aty ku janë dërguar disa nga protestuesit e shoqëruar nga policia, mes tyre edhe organizatori Arben Kola.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga finalja e Kupës së Botës në pension, fundi i karrierës për Slavko Vinçiç

BOTA ,27 korrik 2026 /Albania Express News/-Një javë pasi...

Piluri kujton mbi gjashtë dekada histori të grupit legjendar të polifonisë

Nga Edlira Ruzi TIRANË, 27 korrik 2026/Albania Express News/-Në fundjavë...