Përplasje mes tubuesve dhe policisë gjatë protestës, shoqërohet organizatori Arben Kola

TIRANË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e thirrur këtë të hënë para Parlamentit ka nisur të tensionohet, ndërsa situata mes protestuesve dhe policisë është përshkallëzuar.

Protestuesit prej disa minutash po lëvizin në rrugët përreth zonës që të çojnë drejt Parlamentit, por nuk kanë mundur të afrohen për shkak të rrethimit policor të vendosur nga efektivët.
Gjatë protestës kanë nisur edhe hedhjet e vezëve në drejtim të punonjësve të policisë, ndërsa nga ana e tyre efektivët kanë përdorur në disa momente spraj me lëndë irrituese për të kontrolluar turmën.

Ndërkohë, është shoqëruar organizatori i protestës, Arben Kola, si dhe disa protestues të tjerë. Situata vijon të mbetet e tensionuar në zonën pranë Parlamentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga kriza ekonomike te emigracioni, pse AfD po fiton terren në Gjermani dhe çfarë roli ka Elon Musk

GJERMANI ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Peizazhi politik në...

“The Sun” sjell eksperiencën shqiptare: Butrinti, Saranda dhe natyra e jugut

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e...

Aksident fatal në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën një këmbësore

ELBASAN ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident i...

Ngushtica e Hormuzit boshatiset, vetëm 12 anije kaluan gjatë fundjavës mes tensioneve të larta dhe ngërçit SHBA-Iran

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Trafiku detar përmes...