Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare, masa të përforcuara sigurie dhe protestë para Parlamentit

TIRANË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 27 korrik, në seancë plenare publike, e cila do të nisë në orën 10:00.

Paralelisht me zhvillimin e saj, është paralajmëruar një protestë para godinës së Parlamentit, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë të njëjtat masa sigurie si në seancën e së enjtes.
Perimetri i sigurisë do të jetë i pandryshuar, me prani të shtuar të forcave të policisë në zonën përreth Kuvendit, për të garantuar mbarëvajtjen e seancës dhe tubimit të paralajmëruar.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se në orën 09:00 Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë një mbledhje në selinë blu për të vendosur qëndrimin që do të mbajë në seancën plenare.
Zyrtarisht, rendi i ditës përfshin miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar, njoftimet dhe projektvendimin për ndryshimin e vendimit nr. 87/2026, që lidhet me caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse gjatë seancës do të futet për miratim edhe marrëveshja mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, çështje që pritet të jetë edhe arsyeja kryesore e mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së përpara nisjes së seancës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përplasje mes tubuesve dhe policisë gjatë protestës, shoqërohet organizatori Arben Kola

TIRANË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e thirrur këtë...

Jashtë vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe policisë, Kuvendi nis seancën e fundit plenare të këtij sesioni

TIRANË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Jashtë ambienteve të Kuvendit...

Franca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

FRANCË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti francez Emmanuel Macron...