BE mbështet industrinë e drurit me financim deri në 100 mijë euro

TIRANË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Bashkimi Evropian në Shqipëri ka prezantuar një skemë të re mbështetjeje për kompanitë shqiptare të përpunimit të drurit, me synim nxitjen e investimeve në zgjidhje inovative të ekonomisë qarkulluese.

Përmes skemës Wood2Value, ndërmarrjet e këtij sektori do të kenë mundësi të investojnë në teknologji dhe procese që reduktojnë mbetjet, përmirësojnë përdorimin e burimeve dhe rrisin konkurrueshmërinë.

Zyra e BE-së në Tiranë bëri të ditur se, kompanitë e përzgjedhura mund të përfitojnë bashkëfinancim deri në 50% të kostove të pranueshme të investimit, me një kontribut maksimal prej 100 mijë eurosh për projekt.

Skema, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania, synon të promovojë ekonominë qarkulluese në industrinë e përpunimit të drurit dhe përdorimin më efikas të lëndës së parë.

Në këtë kuadër, Bashkimi Evropian ka hapur thirrjen për aplikime, ndërsa kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë projektet e tyre deri më 14 gusht 2026.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Gjermani/ Shqiptari dhe greku në kërkim për vrasjen e 15-vjeçarit, sherri nisi për 200 euro

GJERMANI ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Një ngjarje e...

Gazetarja denoncon ndërhyrjen e policisë në Shkozet, UGSH Durrës kërkon hetim dhe transparencë

DURRËS, 22 shtator 2026 /Albania Express News/ – Unioni...

Dosja e AKSHI-t, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ergys Agasin

TIRANË, 22 shtator /Albania Express News/- Gjykata e Posaçme...

Berisha për masën ndaj Hysenit: “Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës”

TIRANË, 22 shtator /Albania Express News/- Kryetari i Partisë...