Revolucioni Flamingo në ditën e 57 / Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

TIRANË ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ndërsa protesta antiqeveritare ka hyrë në ditën e saj të 57-të.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe nga diaspora, kanë kërkuar ndryshime rrënjësore politike dhe kanë ngritur shqetësime për problematika në sektorë të ndryshëm socialë, politikë dhe ekonomikë.

Edhe këtë të mërkurë, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas kanë nisur marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ashtu si në ditët e mëparshme, protesta pritet të vijojë për disa orë me fjalime dhe thirrje si: “Rama, jep dorëheqjen!”, “Rama në burg, Berisha në burg!” dhe “Shqipëria nuk është në shitje!”

Sipas organizatorëve të Revolucionit Flamingo, edhe në këtë tubim do të përsëritet kërkesa për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, si edhe për hetimin nga SPAK të Ramës dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në lidhje me afera të pretenduara korruptive.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbajnë fjalime dhe do të shprehin qëndrimet e tyre lidhur me situatën politike dhe sociale në vend. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje paqësore, duke theksuar se protesta synon të përcjellë mesazhe qytetare dhe të ushtrojë presion përmes mjeteve demokratike./BW

Më pas, marshimi pritet të vijojë në disa nga rrugët kryesore të Tiranës, ku protestuesit do të mbajnë pankarta dhe do të brohorasin sloganet e tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis aplikimi për në universitete, Maturantët të verifikojnë me kujdes zgjedhjet

TIRANË, 27 korrik 2026 /Albania Express News/- Nga sot,...

Ivan Gvozdenoviç përballë dy misioneve te AF Elbasani: Harmonia e grupit dhe përforcimet cilësore, çelësi i një sezoni ambicioz

ELBASAN ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Eliminimi nga Conference League...

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-në, opozita bojkotoi seancën

TIRANË, 27 korrik 2026 /Albania Express News/- Kuvendi i...