Zjarret masive përfshijnë Francën dhe Spanjën, mbi 320 mijë persona evakuohen nga shtëpitë

FRANCË /SPANJË , 26 korrik 2026/Albania Express News/-Franca dhe Spanja po përballen me një nga situatat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa zjarre gjigante pyjore vazhdojnë të përhapen me shpejtësi.

Mbi 320 mijë persona janë detyruar të evakuohen nga banesat e tyre, ndërsa flakët në jugperëndim të Francës kanë arritur vetëm 15 kilometra larg qytetit të Bordeaux.
Sipas autoriteteve franceze, zjarri i madh në rajonin Gironde, pranë bregdetit të Atlantikut, është përhapur me shpejtësi gjatë natës dhe deri më tani ka djegur rreth 420 mijë hektarë tokë.

Megjithëse flakët ndodhen shumë pranë Bordeaux, kryebashkiaku i qytetit, Thomas Cazenave, deklaroi se për momentin nuk është marrë vendim për evakuimin e qytetit.
Qeveria franceze vlerëson se operacioni i evakuimit në zonën e Bordeaux mund të jetë më i madhi i zhvilluar ndonjëherë në Francë në kohë paqeje

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...