Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë, tymi mbulon qytetin, zjarrfikësit në luftë me flakët

VLORË ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re të dendur tymi që ka mbuluar një pjesë të mirë të qytetit.

Vatra e zjarrit ka rënë brenda pyllit me pisha, pranë vijës hekurudhore në zonën e Zvërnecit, ndërsa tymi është i dukshëm nga disa lagje të Vlorës.
Menjëherë pas sinjalizimit, drejt zonës janë nisur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, situata paraqitet e vështirë për shkak të përhapjes së zjarrit në një zonë me bimësi të dendur dhe erës që favorizon avancimin e flakëve.

Burime nga shërbimi zjarrfikës bëjnë me dije se aktualisht ne Vlorë janë aktive pesë vatra zjarri njëkohësisht, çka ka vështirësuar ndarjen e forcave në terren. Përveç zjarrit në Pyllin e Sodës, ndërhyrje po kryhen edhe në Dukat, pranë tunelit të Llogarasë, në zonën e Parkut të Mallrave dhe në Triport.
Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe as sipërfaqja e përfshirë nga flakët, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin për vënien e situatës nën kontroll.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Velipoja mbushet me pushues, plazhi në kulmin e sezonit veror

VELIPOJË, 26 korrik 2026/Albania Express News/-  Plazhi i Velipojës,...

Zjarret masive përfshijnë Francën dhe Spanjën, mbi 320 mijë persona evakuohen nga shtëpitë

FRANCË /SPANJË , 26 korrik 2026/Albania Express News/-Franca dhe...

Më shumë të ardhura se shpenzime, sufiçiti 563 mln euro! Raporti janar-qershor, institucionet lënë pa shpenzuar 102 mln €

NGA ELIZA GJEDIKU TIRANË ,26 korrik 2026/-Albania Express News/- Më...

Zjarri në Pyllin e Sodës përhapet me shpejtësi, banorët dhe pushuesit ndihmojnë zjarrfikësit në shuarjen e flakëve

VLORË ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një zjarr i përmasave...