E pazakontë, Presidenti i një shteti europian lë kostumin zyrtar dhe shfaqet si fotograf i Formula 1

ÇEKI ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, 64 vjeç, u shfaq këtë fundjavë në cirkuitin e Hungaroringut jo si një mysafir zyrtar, por i pajisur me aparate fotografike dhe me akreditim të plotë nga FIA si fotograf.

Ai mbërriti në pistë që në seancat e së shtunës, i shoqëruar nga fotografi çek i Formula 1, Jiri Krenek.
Pavel, i cili më parë ka mbajtur postin e shefit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, është një pasionant i fotografisë sportive, veçanërisht kur bëhet fjalë për sportet motorike. Kjo nuk është hera e parë që ai ushtron këtë pasion: në muajin qershor, ai udhëtoi drejt Francës për garën e “24 Orëve të Le Mans” me pajisje të plota fotografike. Më herët, presidenti ka fotografuar gara si MotoGP dhe World Superbike në Brno, si dhe ka udhëtuar deri në Shtetet e Bashkuara dhe në Arabinë Saudite për të shkrepur imazhe nga NASCAR dhe Rally Dakar.

 

Talenti i tij përtej politikës ka shërbyer edhe për qëllime të mira. Disa nga fotografitë e shkrepura prej tij në “Dakar 2025” u ekspozuan në Muzeun Kombëtar Teknik në Pragë, ndërsa vitin e kaluar, Pavel arriti të grumbullonte rreth 30 mijë euro për bamirësi duke shitur në ankand një album me fotot e tij.
Prania e tij unike nuk u shpëtoi as transmetimeve të drejtpërdrejta të Formula 1. “E pazakontë, por personi që po shkrep këtë foto… nuk është askush tjetër veçse Presidenti i Republikës Çeke!”, komentuan me habi gazetarët gjatë transmetimit televiziv.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...