“Paketa e Maleve”, Bardhi: Në e-Albania ofrohet qartë mundësia për të aplikuar si “shtetas i huaj”

TIRANË, 26 korrik 2026/Albania Express News/ -Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot lidhur me “Paketën e Maleve”, ndërsa u shpreh se platforma zyrtare e-Albania e ofron qartë mundësinë për të aplikuar si “shtetas i huaj”.

“As Diella e vet nuk e beson më Edi Ramën. Me një klikim në e-Albania, ministrja e tij virtuale i rrëzon kryeministrit mashtrimin se shtetasit e huaj nuk mund të bëhen pjesë e Paketës së Maleve”, tha Bardhi.

Bashi publikoi një video ku pasqyroi një dialog me ChatGPT, të cilin sipas tij, “Rama përpiqet ta përdorë si mjet mashtrimi dhe propagande për ligjin e tij klientelist”.

“As Diella, as ChatGPT nuk e mbështesin mashtrimin e tij. Besoj, as Claude, të cilin Rama e përdor çdo ditë. Mjafton t’i pyesësh pa ua diktuar përgjigjen ose të bësh vetëm një klikim në e-Albania dhe propaganda e tij bajate bëhet leckë. Kur edhe Diella të përgënjeshtron, nuk ka më inteligjencë artificiale që e shpëton nga refreni, i cili e ndjek kudo: “Rama, jep dorëheqjen!”, tha Bardhi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME