Belsh/ Vijon pastrimi i kanalit kullues të Mondrës, ndërhyrja synon përmirësimin e kullimit për rreth 60 hektarë tokë bujqësore

BELSH ,25 korrik 2026/Albania Express News /-Punimet për përmirësimin e infrastrukturës kulluese në zonat bujqësore të Bashkisë Belsh vijojnë me ndërhyrjen në kanalin kryesor kullues të Mondrës.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga puna e zhvilluar në terren.

Sipas Tafanit, ndërhyrja ka në fokus pastrimin e kanalit kryesor kullues të Mondrës, një vepër me rëndësi për menaxhimin e ujërave dhe mbrojtjen e tokave bujqësore të zonës. Ky kanal shërben për kullimin e rreth 60 hektarëve tokë, duke ndihmuar fermerët në shfrytëzimin më të mirë të sipërfaqeve bujqësore.

“Vijon puna për pastrimin e kanalit kryesor kullues të Mondrës, i cili shërben për kullimin e rreth 60 hektarëve tokë”, shkruan kryebashkiaku Tafani në postimin e tij.

Ndërhyrja vjen në kuadër të punëve të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të sistemeve kulluese, të cilat kanë një rol të rëndësishëm për bujqësinë, veçanërisht në zonat ku fermerët përballen me problematika të shkaktuara nga grumbullimi i ujërave.

Sipas Bashkisë Belsh, pastrimi i kanaleve kulluese synon rritjen e eficencës së sistemit të kullimit, reduktimin e rrezikut të përmbytjeve të tokave bujqësore dhe krijimin e kushteve më të mira për prodhimin bujqësor.

“Një tjetër ndërhyrje në terren për të përmirësuar kullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të zonës”, thekson Arif Tafani.

Bashkia Belsh ka vijuar gjatë kësaj periudhe me ndërhyrje në zona të ndryshme rurale, me fokus mirëmbajtjen e infrastrukturës bujqësore dhe mbështetjen e komuniteteve të fermerëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

KF Gramshi nis projektin e ri, zyrtarizon Julian Malon në drejtimin sportiv dhe Fadil Metën si përforcim në fushë

GRAMSH ,25 korrik 2036/Albania Express News/-KF Gramshi ka nisur...

Aksident me autobus në Stamboll, të paktën 30 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

STAMBOLL ,25 korrik 2036/Albania Express News/-Të paktën 30 persona,...

Mesfushori Xhavit Bahja në provë te Sopoti: “Po jap maksimumin, vendimi u takon trajnerit dhe klubit”

NGA FATMIR POPJA LIBRAZHD ,25 korrik 2025/Albania Express News/-Mesfushori 19-vjeçar...