Elbasanasi Armando Sadiku rrëfen karrierën e tij të shkëlqyer nga klubet deri tek kombëtarja

TIRANË ,25 korrik 2026/Albania Express News/-Armando Sadiku ishte i ftuari i radhës në rubrikën “Legjendat Flasin”, ku ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare rikthen momentet më të rëndësishme të një karriere që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar.

Në një rrëfim të sinqertë dhe plot emocione, Sadiku ndalet te hapat e parë në futboll, ëndrra për t’u bërë një futbollist i madh dhe rrugëtimi i tij profesional, që nga pezullimi dyvjeçar e deri te eksperiencat në Zvicër, Poloni, Spanjë, Turqi, Bolivi dhe Indi.
Ish-sulmuesi kuqezi kujton me nostalgji ftesën e parë nga Kombëtarja dhe debutimin me fanellën kuqezi në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, në shkurt të vitit 2012. Një vend të veçantë në rrëfimin e tij zë edhe Europiani 2016, ku Shqipëria shkroi historinë me pjesëmarrjen e parë në një fazë finale, ndërsa Sadiku ishte autori i golit të paharrueshëm të fitores ndaj Rumanisë.

Nga ëndrrat e një fëmije nga Elbasani deri te momentet që e bënë pjesë të historisë së futbollit shqiptar, Armando Sadiku sjell një rrëfim frymëzues në episodin më të ri të rubrikës “Legjendat Flasin”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident me autobus në Stamboll, të paktën 30 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

STAMBOLL ,25 korrik 2036/Albania Express News/-Të paktën 30 persona,...

Mesfushori Xhavit Bahja në provë te Sopoti: “Po jap maksimumin, vendimi u takon trajnerit dhe klubit”

NGA FATMIR POPJA LIBRAZHD ,25 korrik 2025/Albania Express News/-Mesfushori 19-vjeçar...