“Rama jepe dorëheqjen”-Dita e 55 e rezistencës qytetare/ Protestuesit rikthehen në sheshin “Skënderbej”

TIRANË ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Rezistenca qytetare hyn sot në ditën e saj të 55-të, duke u renditur ndër protestat më të gjata të zhvilluara në 35 vitet e pluralizmit në Shqipëri.
Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Përpara selisë së qeverisë do të mbahen fjalime, ndërsa protestuesit do të përsërisin kërkesat e tyre ndaj ekzekutivit.

Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilën pjesëmarrësit e cilësojnë si të panegociueshme. Për 55 net me radhë, mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Kryeministrisë dhe më pas kanë zhvilluar marshime në rrugët e Tiranës.

Me thirrje si “Rama jep dorëheqjen” dhe “Nesër më shumë”, protestuesit deklarojnë se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Gjatë protestave janë dëgjuar edhe slogane të tjera, si: “Shqipëria nuk është në shitje”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, “Rama, SPAK You”, “Revolucion”, “Opozitë e shitur” dhe “Nuk dorëzohemi deri në fund”.

Edhe një ditë më parë qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke deklaruar se do të qëndrojnë në shesh deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Luçiano Boçi: 10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin

Nga Luçiano Boçi: 10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të...

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

ROSKOVEC ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Bilanci i viktimave nga...

Markiz Sallufi merr zyrtarisht drejtimin e IEVP Peqin, zhvillon takimin e parë me stafin dhe prezanton prioritetet e punës

NGA FATMIR POPJA PEQIN ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Institucioni i...