PRRENJAS ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Duke marrë shkas nga mesazhet e shumta të qytetarëve të Prrenjasit, dua të sqaroj se në këtë fazë reforma territoriale është ende një propozim. Përpara se të vijë në Kuvend për miratim, ajo do t’i nënshtrohet një procesi konsultimi publik për rreth dy muaj në çdo bashki, duke i dhënë kohë çdo qytetari ta njohë, ta diskutojë dhe ta analizojë me qetësi.
Si gjithmonë, unë jam këtu për të përcjellë zërin tuaj te bashkëkryetari i reformës, te Grupi Parlamentar dhe te Kryeministri, për t’u siguruar që vendimi përfundimtar t’i shërbejë sa më mirë banorëve të Prrenjasit. Këtë e kam bërë deri më sot dhe do të vazhdoj ta bëj me të njëjtën përgjegjësi dhe përkushtim.


