Këshilltari i PS Ardit Facja: Nëse Bashkia Prrenjas bashkohet me Librazhdin, jap dorëheqjen nga çdo post në Partinë Socialiste

PRRENJAS ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Anëtari i Këshillit Bashkiak të bashkisë së Prrenjasit nga radhët e Partisë Socialiste, Ardit Facja, ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me reformën administrativo-territoriale.

Në deklaratën e tij, Facja i njohur në komunitet si një nga figurat me peshë jashtëzakonisht të madhe shprehet se në rast se Bashkia Prrenjas do të bashkohet me Bashkinë Librazhd, ai do të largohet menjëherë nga çdo funksion që mban në Partinë Socialiste, duke theksuar se nuk do të pranojë të negociojë me askënd në dëm të Prrenjasit.

“Pas deklaratave të fundit në media, në lidhje me reformën administrativo-territoriale, deklaroj me përgjegjësi të plotë se, nëse Bashkia Prrenjas bashkohet kundër vullnetit të komunitetit me Bashkinë Librazhd, unë, Ardit Facja, do të jap dorëheqjen e menjëhershme nga çdo post që mbaj në Partinë Socialiste dhe kurrë nuk kam për të negociuar kundër interesave të Prrenjasit dhe banorët të tij të mrekullueshëm !”, shkruan ai.

Më tej, Facja thekson se vendimi i tij është i palëkundur dhe se, pavarësisht çdo zhvillimi politik, nuk do të mbajë më asnjë funksion partiak, ndërsa do të vazhdojë angazhimin në mbrojtje të interesave të qytetit të Prrenjasit dhe banorëve të tij .

“Sa të kem jetë, nuk do të pranoj më asnjë pozicion partiak, por do të luftoj pa u ndalur për të mbrojtur të drejtat, identitetin dhe të ardhmen e prrenjsakëve!”, shprehet ai.

Në fund të mesazhit, anëtari i Këshillit Bashkiak u bën thirrje qytetarëve të Prrenjasit të qëndrojnë të bashkuar, duke theksuar se nuk do të dorëzohen përballë asnjë vendimi absurd që, sipas tij, cenon identitetin e bashkisë.

“Ne, prrenjsakët, nuk do të dorëzohemi kurrë, deri në vetëmohim dhe për këtë gjë të jeni të bindur! Të gjithë së bashku, pa dallime, do t’ia dalim! Shqipëria 2030 do të kalojë nga Prrenjasi!”, përfundon postimi i këshilltarit socialist ,Ardit Facja.

Screenshot

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Qytetarët në ditën e 54-t të protestës , kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe …

TIRANË, 23 korrik 2026/Albania Express News/ -Protesta e 54-t...

Dinamo City ndalet në fund ndaj Aluminij, merr një barazim në transfertë dhe lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit

SLOVENI ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Dinamo City ka barazuar...

KF Gramshi përforcohet për sezonin e ri, zyrtarizon dy afrime të rëndësishme: firmosin Jasmin Raboshta dhe Rei Zaimi

GRAMSH ,23 korrik 2026/Albania Express News/-KF Gramshi ka vijuar...

Krah superagjentit të njohur Mendes në lëvizjen e bujshme të verës, Olsi Rama asiston në transferimin e Adeyemit te Barcelona

SPANJË ,23 korrik 2023/Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm i...