Kryeministri Edi Rama paralajmëron furtunë në mbledhjen e grupit: Nesër ndaj reflektimin tim mbi “bulevardin e flamingove”

TIRANË ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Edi Rama ka dhënë sinjale se nesër në mbledhjen e Pallatit të Brigadave do të ketë zhvillime të forta…
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar zhvillime nesër në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe qeverisë, që do të mbahet në Pallatin e Brigadave.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë në këtë mbledhje, ndërsa deklaron se do të ndajë reflektimin e tij mbi situatën e krijuar nga protestat.
Në sfondin e videos dëgjohen thirrjet e protestuesve nga bulevardi, mes tyre edhe “Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa kryeministri shprehet se nesër do të ndajë reflektimin e tij mbi gjithë këtë valë protestash.

“Përshëndetje. Nuk e di a e dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër, në mbledhjen e grupit parlamentar edhe të qeverisë. Dhe desha të ndaj me ju këtë moment sepse kjo orë më jep një, do të thoja që më… ekzalton. Shihemi nesër në paradite, nuk e di orën e saktë, mbledhja fillon në 9 e gjysmë, por do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe i korbave”, shprehet Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kombëtarja vijon përgatitjet për Nations League, stërvitet me grupin e plotë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare vijon...

Muçi si fabrikë golash e asistesh në Turqi, lë pas Salah për rastet e krijuara, shkëlqen edhe një tjetër shqiptar

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Fillimi i sezonit...

Reforma administrativo-territoriale, Belshi rikthen konsultimet me qytetarët për bashkimin me Elbasanin dhe Cërrikun

BELSH, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Këshilli Bashkiak...