Përmbytje masive në Brazil/ Mbi 100 komuna nën ujë në jug të vendit, evakuohen mijëra banorë

BRAZIL ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Shirat e rrëmbyeshëm të pasuar nga përmbytje të menjëhershme kanë prekur mbi 100 komuna në të gjithë shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul.

Shumë lumenj kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, ndërsa banorë në shumë zona janë evakuuar.
Qytete si Lajeado , Estrela , Santa Tereza dhe Encantado janë nën alarm maksimal pasi lumi Taquari kapërceu pragun e tij prej 19 metrash. I vendosur afërsisht 60 kilometra nga kryeqyteti i shtetit Porto Alegre, lumi Caí doli nga shtrati që prej orëve të para të mëngjesit, duke i detyruar familjet të strehoheshin në strehimore komunale. Në total në të gjithë zonat e prekura janë evakkuar mbi 2 mijë persona

Guvernatori i shtetit Eduardo Leite dhe kryetarët e bashkive lokale po koordinojnë operacionet e shpëtimit duke përdorur kamionë të rëndë dhe personel emergjence për të nxjerrë familjet e bllokuara nga zonat e përmbytura. Shqetësimi kryesor për menaxherët e emergjencave është rrjedha masive e ujit nga kodrat veriore drejt Porto Alegre, gjë që mund të përkeqësojë përmbytjet në ditët në vijim. Në disa qytete si Paraí dhe Ibirapuitã ka rënë deri në 247 mm shi në pak ditë, duke tejkaluar mesataren historike të të gjithë muajit korrik
Kjo krizë godet një popullsi thellësisht të cenueshme që nuk është rimëkëmbur ende nga përmbytjet katastrofike historike të majit 2024, të cilat morën 184 jetë njerëzish dhe zhvendosën qindra mijëra njerëz.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

TIRANË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Presidenti i Republikës,...

Përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim kombëtar më 1 tetor kundër dënimeve të ish-liderëve të UÇK

PRISHTINË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Në kundërshtim të...

Pikëpyetjet mbi urgjencën e arrestimit të kryetares së Shërbimit Sekret

Nga Mero Baze TIRANË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Arrestimi...

Vlora Hyseni i dorëzohet autoriteteve shqiptare në Morinë, pritet ekzekutimi i masës së sigurisë

Tiranë, 22 shtator 2026 /Albania Express News/ – Ish-drejtoresha...